ZK1A8007

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit në KMSH, Astrit Zharri, ka vlerësuar me Certifikata Mirënjohje nxënësit e medreseve, të cilët kanë dalë fitues në olimpiadat fetare të organizuar nga KMSH.

Në takimin me nxënësit dhe me stafin pedagogjik në selinë e KMSH-së, Kryetari Bruçaj shprehu mirënjohjen e veçantë për nxënësit, të cilët korrën sukses në konkurset dhe olimpiadat ku ata morën pjesë si dhe vlerësoi punën e palodhur të stafit pedagogjik të medreseve, teksa e cilësoi punën e mësuesit si mision fisnik i cili përgatit brezat e së ardhmes.

Ai vlerësoi kontributin e tyre dhe i siguroi mbështetjen e Komunitetit Mysliman në çdo hap të tyre në fushën e arsimit dhe të karrierës, por edhe në çdo aspekt të jetës.

“Jam shumë i lumtur sot që gjendem në mesin e këtyre të rinjve, nxënës të mrekullueshëm, plot me energji pozitive dhe shpresë për të ardhmen. Shkolla është vendi i mësimit, i edukimit dhe i skalitjes së virtyteve dhe cilësive më të mira të nevojshme për jetën. Medresetë në qytete të ndryshme të vendit janë shembulli më i mirë i arsimit dhe edukimit të brezave të rinj”, nënvizoi kryetari Bruçaj.

Në përfundim z. Bruçaj dhe Drejtori i Arsimit në KMSH z. Astrit Zharri u shpërndanë nxënësve fitues Certifikatat e Mirënjohjes.

Olimpiada e lëndëve fetare që organizohet çdo vit nga Drejtoria e Arsimit konsiderohet si një veprimtari e rëndësishme jashtë shkollore, e cila ka synim që të inkurajojë dhe t’i nxisë nxënësit më prirje të veçanta në fushën e lëndëve fetare. Në këtë olimpiadë marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme nga të gjitha medresetë e Shqipërisë.

Medresetë e Shqipërisë kanë marrë pjesë çdo vit edhe në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare mbi fusha të ndryshme të shkencave ku dhe kanë fituar çmime të ndryshme.

2 qershor 2016

ZK1A7999

ZK1A7907

ZK1A7906  ZK1A7919 ZK1A7924 ZK1A7930 ZK1A7955 ZK1A7956 ZK1A7959 ZK1A7966 ZK1A7973 ZK1A7979 ZK1A7984 ZK1A7992 ZK1A7994

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë