Universiteti Bedër zhvilloi ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për z. H. Selim MUÇA, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përgjatë viteve 2004 – 2014, sot Kryetar Nderi i KMSH-së.

Ky aktivitet mboldhi sëbashku përfaqësues të komuniteteve fetare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të trupit diplomatik me seli në Tiranë, përfaqësues të shumtë të medias, si dhe akademikë dhe personalitete të ndryshëm të kulturës dhe artit shqiptar.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, vlerësoi lart figurën e Kryetarit të Nderit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për vlerat dhe kontributin e tij në promovimin e besimit, harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë. Po ashtu, ai nuk la pa përmendur kontributin e z. Muça në themelimin e Universitetit Bedër.

“Ishin vizioni, objektivat dhe puna këmbëngulëse e tij që u arrit në vitin 2011, hapja e këtij universiteti, në përbërje të të cilit është edhe Departamenti i Shkencave Islame. Duke bërë të mundur arsimimin e plotë brenda Shqipërisë, të të gjithë të rinjve që duan të formohen në fushën e teologjisë Islame. Jam i bindur se ky kontribut është dhe do të vazhdojë të mbetet pjesë e historisë së këtij institucioni”, tha ai.

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, gjatë fjalës së tij përshëndetëse e vuri theksin mbi bashkëpunimin ndër vite të bashkësive islame në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Sipas tij, fryti i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve, po e zhvillon gjithmonë e më tej përfshirjen e besimit islam në edukim, kulturë e në fusha të gjera të shoqërisë. Në këtë aspekt, ai e vlerësoi z. Muça si një misionar, që duhet marrë shembull në kontributin e tij.

“Për mua është nder të pasoj drejtimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas dy personaliteteve të shquara të besimit islam si, Hafiz Sabri Koçi dhe Haxhi Selim Muça”, përfundoi ai.

Në respekt të figurës së Kryetarit të Nderit të Komunitetit Mysliman, foli gjithashtu edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve H. Dede Edmond Brahimaj, si dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës H. Naim ef. Tërnava. Ata ndanë me të pranishmit kujtime të vyera të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, që përfaqësojnë dhe Komunitetit Mysliman nën drejtimin e H. Selim Muçës.

Më tej Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi lexoi para të pranishmëve recensën akademike të titullit “Doctor Honoris Cusa”.

Në fund të ceremonisë Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i dorëzoi Kryetarit të Nderit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Haxhi Selim Muça, çmimin “Doctor Honoris Cusa” me motivacionin për kontribut të shquar në ngritjen e vlerave të besimit dhe të forcimit të harmonisë dhe bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme në Shqipëri.

15 qershor 2016

13404025_1356846374330004_1414951996888734573_o13415645_1356846234330018_4670768322758273530_o

13403791_1356846150996693_9021720064074836663_o  13412180_1356846480996660_6517150728561200857_o 13412226_1356845870996721_4517062017345470528_o  13418443_1356846487663326_3821149976005140862_o 13442632_1356845987663376_8492159531201102612_o13418660_1356845877663387_8610626594717035244_o 13433194_1356846057663369_8215956066675199708_o 13433260_1356846264330015_8117902173232335343_o  13443107_1356846420996666_7613090872098886657_o 13458791_1356846270996681_6818724055503056341_o13458682_1356846544329987_7428722883921586493_o 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë