ZK1A1046

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shtroi iftar për besimtarët e zonës së Ibës, në respekt të muaji të bekuar të Ramazanit.

Të pranishëm në iftarin e shtruar nën kujdesin e ambasadorit, z. Donald Lu ishte kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, nënkryetari i KMSH-së, z. Ali Zaimi, kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, përfaqësues të tjerë të KMSH-së, myftinj nga qytete të ndryshme dhe besimtarë të zonës së Ibës.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Donald Lu falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen dhe iu uroi atyre agjërim të pranuar.

“Ramazani është një kohë përsiatjeje dhe është një mundësi për të treguar përkushtimin ndaj Zotit. Gjatë kësaj kohe ne duhet të reflektojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera ambasadori Lu.

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për respektin dhe shtrimin e iftarit për banorët e zonës dhe bëri lutjen përpara hapjes së iftarit.

ZK1A1011

  ZK1A0967 ZK1A0995 ZK1A1006ZK1A1013 ZK1A1028ZK1A0944 ZK1A1046 ZK1A1062

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë