Në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia e Kavajës, ka shtruar mbrëmë një iftar me besimtarët e këtij rrethi.
Të pranishëm në këtë iftar ishin edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Ali Zaimi, Kancelari, z. Ylli Cikalleshi, Myftiu i Kavajës, z. Besnik Leçini, nënprefekti i qarkut Tiranë z. Fatos Kaja, nënkryetarët e Bashkisë Kavajë z. Klodian Shehu dhe Parid Xhihani, drejtues të institucioneve në Kavajë, drejtues të Medresesë së Kavajës, përfaqësues të këshillit të myftinisë, imamë, intelektualë, të rinj, etj.
Nënkryetari Zaimi në fjalën e tij u shpreh se iftari është një moment falenderimi dhe takimi me Zotin.
“Lusim Zotin të na lartësojë shpirtërisht dhe të na bashkojë me njerëzit e mirë”, tha ndër të tjera z. Zaimi.
Ndërsa Myftiu Leçini pasi i uroi mirëseardhjen të pranishëmve u ndal tek mirësitë e këtij muaji të bekuar.
21 qershor 2016