Edhe Myftinia Lezhë, në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit ka shtruar një iftar me besimtarë të shumtë të qytetit.
Në këtë darkë ifari morën pjesë: Kryevaizi i KMSH-së z. Lauren Luli, Kryetari i Bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj, Prefekti i Qarkut z. Eduard Ndreca, përfaqesues të kishës katolike dhe besimtarë të shumëtë.
Në fjalën e tij, Kryevaizi Luli, u shpreh se tryeza e iftari është ajo që i mbledh të gjithë pa asnjë dallim, për të gëzuar sëbashku.
“Tryeza e iftarit është momenti më i gëzueshëm për të gjithë besimtarët. Kjo tryezë mbledh njerëz të niveleve shoqërore dhe besimeve të ndryshme dhe i bën pjesë të gëzimit të përbashkët, jo vetëm besimtarët, por për të gjithë njerëzit.”, tha z. Luli.
Ndërsa Myftiu i Lezhës z. Agim Tereziu, falënderoi pjesëmarrësit që iu përgjigjen ftesës në sofrën e begatë të Ramazanit.
22 qershor 2016