Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ka shtruar në ambjentet e brendshme të kryeministrisë iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Të ftuar të zotit Rama ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komuniteteve të tjera fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të shoqatave islame, personalitete nga fusha të ndryshme, artistë e gazetarë.
Rama vlerësoi sakrificën e myslimanëve gjatë argjerimit të Ramazanit. Ai iu uroi mirëseardhjen dhe e quajti kryeministrinë shtëpi e të gjithë qytetarëve.
“Të dashur vëllezër, të nderuar miq dhe të ftuar. Kjo hapësirë sonte, një sofër e vëllazërimit brenda një shtëpie që është pronë e gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
“Të dashur vëllezër, të nderuar miq dhe të ftuar. Kjo hapësirë sonte, një sofër e vëllazërimit brenda një shtëpie që është pronë e gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
“Nëse Zoti do të kishte dashur do tu kishte dhënë të gjithëve të njëjtën mendje, por në çka ju jep ai do t’ju sprovojë prandaj rivalizoni në mirësi dhe drejtësi dhe vetë ai do tu thotë ku qëndron dallimi mes jush. Mes atyre që duhen dhe dinë të shkojnë në thelb të drejtësisë dhe mes atyre që e kanë këtë fjalë në gojë dhe jo ndër vepra qëndron dallimi i madh i mënyrës sesi zbatohen gjyqësia dhe kujt i jepet si barrë dhe si privilegj unik”, tha Rama në çelje të Iftarit.
Kreu i qeverisë e mbylli fjalën e tij duke cituar një nga kalifët më shembullorë Omar Abdel Azizi, i cili i dërgonte porosinë Guvernatorit të qytetit të Homsit në Siri, kur ky i ankohej se fortifikimet ishin të brishta. I cili i kërkonte ta përforconte qytetin nëpërmjet drejtësisë, rendit dhe sigurisë.