13495635_973654019415047_5545752655208333036_o

Ministri i Jashtëm z. Ditmir Bushati, ka shtruar një iftar në respekt të sakrificës së besimtarëve mysliman në këtë muaj të bekaur të Ramazanit.

Të ftuarit e Ministrit Bushati, ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe  komuniteteve të tjera fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të shoqatave islame, personalitete nga fusha të ndryshme, artistë e gazetarë, etj.

Në fjalën e tij z. Bushati u shpreh se Muaji i Ramazanit i bashkon besimtarët në rrugëtimin e brendshëm shpirtëror, duke promovuar vlerat e tolerancës, dhembshurisë dhe respektit ndaj tjetrit – që janë thelbësore për një shoqëri demokratike.

Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, u ndal shkurtimisht mbi vlerat e këtij muaji të begatë.

“Muaji i Ramazanit njihet si muaji i përkujdesjes. Të përkujdesesh për të tjerët ashtu siç përkujdesesh për vete. Një gjë e tillë kërkon njerëz me zemër të madhe, në këtë këndvështrim Ramazani është koha kur zgjojmë dhemshurinë, dashurinë, mëshirën dhe solidaritetin me të tjerët.

Në këtë muaj ndihmesa e ndërsjellë, butësia dhe toleranca, është më e pranishme mes njerëzve, në të njetjën kohë besimtari bëhet më i vetëdijshëm në përjetimin e vlerave që përmban Islami.”, tha z. Spahiu.

23 qershor 2016

13475139_973658396081276_544881385792968855_o

13475127_973657166081399_8399160137886244714_o  13483157_973655536081562_6541831482834484027_o 13490708_973656939414755_6967201004216037108_o  13502727_973658409414608_1327160808990209931_o

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë