Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, z. Hamdi Çurri, zhvilluan një vizitë disaditore në Arabinë Saudite, me ftesë të mbretit Selman Bin Abdul Aziz.

Pas kryerjes së ritualit të umres, kryetari Bruçaj, zhvilloi një vizitë me ministrin e çështejve fetare, Sheih Salih bin Abdulaziz Al Al-Sheih, si dhe me kabinetin e kësaj ministrie. Në takim u bisedua mbi mundësinë e bashkëpunimit në fusha dhe çështje të ndryshme të myslimanëve shqiptarë.

Kryetari Bruçaj bashkë me përfaqësuesit fetarë të rreth 20 vendeve të ndryshme të botës, morën pjesë në një iftar me mbretin e Arabisë Saudite.

29 qershor 2016

043223224008 009   

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë