dash2

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka mirëpritur në Washington D.C. përfaqësues të Komuniteteve Myslimane nga vende të ndryshme të botës me rastin e Fitër Bajramit. I ftuar në këtë organizim ishte edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj.

Në takimin me përfaqësuesit e Komuniteteve Myslimane, sekretari i Departamentit të Shtetit, z. John Kerry, ka përcjellë urimet e përzemërta për Fitër Bajramin.

“Ndihem shumë i lumtur t’ju kem këtu për të festuar këtë ditë. Vendi ynë është themeluar mbi konceptin bazë të drejtësisë dhe respektit për dinjitetin e tjetrit, për të drejtat dhe dinjitetin e njëri-tjetrit dhe ne do të mund të rritemi të bashkuar dhe të fuqishëm vetëm nëse i qëndrojmë besnikë atij koncepti. Kjo është arsyeja pse çdokush duhet të bëjë gjithë çfarë mundet për të përqafuar diversitetin tonë, për të mbrojtur vlerat që ne të gjithë ndajmë, duke përfshirë ato që muslimanët vënë para të tjerave dhe në qendër të gjithçkaje gjatë Ramazanit: bamirësia, dhembshuria, dashuria e familjes, ndjekja e drejtësisë, dhe përkushti ndaj paqes. Kjo është ajo që është festuar gjatë muajit të fundit dhe ajo çfarë ne festojmë tani në këtë moment të lavdishëm të Bajramit”, tha ndër të tjera z. Kerry.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryetari Bruçaj do të ketë edhe disa takime me shoqëritë civile islame në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit ka organizuar edhe më parë pritje dhe organizime për festa të ndryshme ku ka marrë pjesë edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

dash1 IMG_1816IMG_1814 IMG_1815

http://bcove.me/r36v2cbz

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë