Kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, mori pjesë në programin artistik me temë “Të komunikojmë që të njihemi”, të organizuar nga nxënës dhe mësues të Medresesë së Tiranës me rastin e 15 vjetorit të Ditës Evropiane të Gjuhëve të Huaja.

Nxënësit performuan me pjesë të ndryshme teatrale, muzikë, dhe poezi, të gjitha këto në disa gjuhë të huaja. Gjithashtu nxënësit sollën kuriozitete dhe fakte të ndryshme mbi disa gjuhë.

Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ylli Cikalleshi u shpreh se Medreseja e Tiranës është një shembull i mirë i orientimit të nxënësve dhe mësimit të gjuhëve të huaja.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është mjaft krenar për ecurinë e Medresesë së Tiranës. Të gjithë nxënësit e kësaj shkolle kanë mundësitë më të mira të përparojnë në nxënien e gjuhëve të huaja, të cilat do të shërbejnë për një të ardhme më të mirë”, tha z. Cikalleshi.

Ndërsa  drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja.

“Mësimi i gjuhëve të huaja bën të mundur shkëmbimin e kulturave të reja, zgjerimin e horizonteve dhe njohjes me individë të ndryshëm nga shoqëri të ndryshme”, tha ndër të tjera z. Zaimi.

Programet artistike dhe aktivitetet e ndryshme janë një traditë e Medresesë së Tiranës, duke bërë një ndërthurje mes mësimdhënies dhe jetës aktive në shkollë.

26 shtator 2016

zk1a4808zk1a4801zk1a4814 zk1a4865 zk1a4898 zk1a4924 zk1a4960 zk1a4981 zk1a4992zk1a4796zk1a4760

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë