zk1a6608

Kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj priti një delegacion nga shteti i Kuvajtit, ku ishin të pranishëm Muhamed Jalahma, sekretar i përgjithshëm i sekretariatit të vakëfeve, Ibrahim Salih, drejtor i përgjithshëm i “Zekat House”, Khalid Essa Al-Oud, asistent menaxhe në “Zekat House”, Adel Al-Jeri, drejtor i departamentit me jashtë në “Zekat House” si dhe përfaqësues të tjerë.

Gjatë këtij takimi kreu i Komunitetit Mysliman z. Bruçaj e njohu delegacionin me punën dhe ecuritë e fundit të institucionit të KMSH-së.

Në takim u diskutuan çështje dhe fusha të ndryshme bashkëpunimi. Përfaqësuesit e delegacionit u njohën me nevojat e ndryshme të besimtarëve shqiptarë dhe Komunitetit Mysliman.

Delegacioni shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe për tu ardhur në ndihmë besimtarëve të vendit tonë.

Delegacioni falënderoi për punën dhe arritjet e deritanishme të Komunitetit Mysliman në dobi të Islamit në Shqipëri.

11 tetor 2016

zk1a6583zk1a6638zk1a6622zk1a6567  zk1a6601

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë