Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Gazmend Aga, ka vizituar Myftinine e Shkodrës, Shoqatën Istanbul dhe Medresenë Haxhi Sheh Shamia.
Nënkryetari vlerësoi punën e bërë në përcjelljen e mesazhit islam në këtë zonë, veçanërisht nëpërmjet kurseve të Kuranit tek të rinjtë si dhe punën pedagogjike në Medrese.
Ai vlerësoi gjithashtu edhe mbështetjen financiare të Shoqatës Istanbul në shërbim të dijes.
Nënkryetari Aga, shoqërohej edhe nga drejtori i Arsimit në KMSH, z. Astrit Zharri.
17 nëntor 2016