zk1a0104

Në Xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, u mbajt një program në përkujtim të lindjes së Profetit Muhamed a.s.

Në këtë program morën pjesë, nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, kryevaizi i Shqipërisë, z. Lauren Luli, myezini i xhamisë si dhe dhjetëra besimtarë që frekuentojnë këtë xhami.

Programi u hap me leximin e ajeteve kuranore nga kryevaizi, z. Lauren Luli.

Më pas programi vazhdoi me ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate për profetin Muhamed a.s.

Gjatë programit nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu mbajti një ligjëratë, ku tha se ne duhet të jemi falënderues ndaj Allahut që dërgoi profetët që nga Ademi a.s. deri tek profeti i fundit, profeti i mëshirës Muhamedi a.s për të udhëzuar njerëzit në rrugën e drejtë.

“Periudha kur erdhi profeti Muhamed a.s ishte një periudhë injorance, padrejtësitë kishin pushtuar vendin. Allahu i Lartësuar dëshiroi që jetën në tokë ta ringjallë dhe dërgoi profetin e Mëshirës si pishtarë ndriçues. Profeti Muhamed ishte dritë me fjalët e tij, punët e tij dhe veprat e tij. Ne si besimtarë duhet ta marrim shembull në adhurimet dhe veprat tona. Me moralin dhe virtytet e tij të larta Ai është një shembull i përkryer për të gjithë”, tha ndër të tjera z. Spahiu.

Gjithashtu z. Spahiu tha se Profeti Muhamed ishte edukatori më i mirë i njerëzimit. Me fjalët e tij të drejta dhe të sinqerta Muhamedi a.s pushtoi zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Programi u mbyll me lutjet drejtuar Allahut të Lartësuar.

Përkujtimi i Krenarisë së Njerëzimit është një nga traditat e myslimanëve shqiptarë. Besimtarët kanë treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë për të, duke e ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Kjo, në një fare mënyre, është shenjë mirënjohjeje dhe dashurie ndaj Profetit Muhamed a.s.

Profeti Muhamed lindi ditën e hënë, më 12 Rebiul-Evvel, në vitin 571 në Mekë.

19 dhejtor 2016

zk1a0100

zk1a0061  zk1a0074 zk1a0096

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë