“Përjetësisht më ty” quhej programi i zhvilluar nga Myftinia e Dibrës në përkujtim të Profetit Muahmed a.s.
Të pranishëm në aktiviet ishin edhe Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së z. Islam Hoxha, Myftiu i Burrelit dhe ai i Bulqizës si dhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu.
Në program përshëndetën Myftiu i Dibrës, z. Muiz Kurtulla, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha dhe nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu.
Nënkyetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu, në fjalën e tij u shpreh se Profeti Muhamed a.s. ishte i dërguar për t’i hapur njerëzimit horizonte të reja.
“Kushdo që të përpiqet të tregojë për të nuk do të mundet ashtu siç duhet. Jeta e tij ishte e jashtëzakonshme, vlerat më ta larta të moralit ishin te ai dhe i kushtoi gjithë jetën e tij, përhapjes së këtyre vlerave në të gjithë botën dhe në të gjithë kohërat dhe ia arriti.”, tha mes të tjerash nënkryetari Spahiu.
Programi i cili u zhvillua në pallatin e kulturës në Peshkopi u shoqërua edhe me këndimin e Ilahive dhe pjesëve të Mevludit nga hoxhallarë të vjetër dibranë.
25 dhjetor 2016