IMG-20170217-WA0009

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu i shoqëruar nga drejtori i Rinisë dhe Marrëdhënieve me Xhematin, z. Armand Shehu, zhvilluan një bisedë fetare me besimtarë të qytetit të Lushnjës.

Nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu nënvizoi se “falënderimi” është një virtyt i paçmuar.

“Një ndër elementët që duhet ta shoqërojë njeriun në rrugëtimin e tij për t’iu afruar Allahut, është të jetë mirënjohës dhe falënderues. Falënderimi që i bëhet Zotit të botërave në namaz është më i miri, sepse namazi përfshin të gjitha llojet e falënderimeve”, tha ndër të tjera z. Spahiu.

Ndërsa drejtori i Rinisë, z. Armand Shehu, foli për veprën e mirë dhe të dobishmërinë.
Duke u bazuar në hadithin e Profetit Muhamed, a.s, “Më i miri nga njerëzit është me i dobishmi i tyre”, tha se çdo besimtar duhet të veprojë në dobi të shoqërisë.

Myftiu i Lushnjës, z. Gramos Blliku, falënderoi ligjëruesit dhe theksoi rëndësinë e bisedave fetare. Ai u bëri thirrje të pranishmëve që mesazhet e përcjella t’ua transmetojnë dhe të tjerëve jashtë xhamisë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë nga mesazhi i Islamit.

16 shkurt 2017

IMG-20170217-WA0001

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë