[quote]blog_quote_content[/quote][image_thumbs]
[image_slider link=”full_url_link” source=”full_image_source”] Description [/image_slider]
[image_slider link=”full_url_link” source=”full_image_source”] Description [/image_slider]
[image_slider link=”full_url_link” source=”full_image_source”] Description [/image_slider]
[/image_thumbs]

ZK1A29951215

Një delegacion nga Kuvajti, i kryesuar nga ministri i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare z. Muhamed Xhebri, vizituan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga Kryetari z. Skender Bruçaj.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri z. Feiz Meshari el Xhasim si dhe konsulli e kuvajtit.

Kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj, i shprehu falenderimet ministrit për 25 vitet e kontributit të Kuvajtit dhe popullit kuvajtian për ndërtimin e mbi 200 xhamive dhe aktiviteteve të shumta të bamirësisë në Shqipëri.

  1. Bruçaj gjithashtu shprehu nevojën për investime në mirëmbajtjen e vakufeve të Komunitetit Mysliman në vend.

Ministri  z. Muhamed Xhebri, premtoi që shumë shpejt kjo kërkesë do të bëhet realitet, pasi sipas tij edhe pse kanë kaluar 25 vite bashkëpunim mes dy vendesh miq, ai  e konsideron akoma si një fillim të investimeve në Shqipëri.

Ministri shprehu një konsideratë të veçantë për frymën e bashkëpunimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe përfaqësimin e Islamit në mënyrë bashkohore, duke respektuar njëri-tjetrin dhe fetë e tjera.

Ministri z. Xhebri theksoi se dialogu nderfetar dhe marrdhëdheniet e mira që Islami duhet të ketë me kultet e tjera është thelbësor.

Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu si dhe Drejtori i Haxhit dhe Kordinimit me Botën Islame z. Hamdi Çurri.

24 shkurt 2017

ZK1A2983 ZK1A2989 ZK1A2998 ZK1A3004

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë