Fakulteti i Shkencave Humane në Bedër në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro”, organizojnë Konferencën e 5-të Ndërkombëtare në Shkencat Humane me temë: “Ekstremizmi në shekullin e 21, Roli i Ligjit, Medias dhe Kulturës”.

Ashtu si çdo vit tjetër konferenca synon të mbledhë sëbashku akademikë, studiues, ekspertë e profesionistë të fushave të ndryshme për të ndarë ekspericena dhe përfundime kërkimore rreth aspekteve të ndryshme të temës së këtij edicioni.

Konferenca nis punimet e saj më 24 maj 2017 në orën 10:00 në sallën e konferencave të Universitetit Bedër.

Hyrja e lirë.

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë