Iftari ne Librazhd (1)

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, mori pjesë mbrëmjen e djeshme, 24 korrik 2013,  në iftarin e shtruar nga Myftinia Librazhd në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Thirrjes Islame me qendër në Libi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Muça, pasi uroi të pranishmit për një agjërim të  pranuar, falënderoi Organizatën Botërore të Thirrjes Islame për sponsorizimin dhe Myftininë Librazhd për shtrimin e kësaj sofre të begatë.

“Qëllimi në shtrimin e iftareve – vijoi z. Muça, – nuk është vetëm e ngrëna dhe e pira, por ndarja e gëzimit me njëri-tjetrin pas kryerjes së një obligimi ndaj Zotit Fuqiplotë.”

Të ftuarit janë përshëndetur edhe nga përfaqësuesit e delegacionit të ardhur nga Libia, të cilët krahas mesazheve të ngrohta e të përzemërta i kanë uruar ata një agjërim të lehtë e Ramazan të begatë.

Në këtë iftar ku morën pjesë imamët e xhamive të qytetit dhe të fshatit dhe shumë të rinj besimtarë, prezantuan edhe nënkryetari i KMSH-së H. Bujar Spahiu, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH Astrit Zharri dhe përfaqësues të Ambasadës së Libisë në Tiranë.

Iftari ne Librazhd (3)

Iftari ne Librazhd (4)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë