Nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu priti sot për një vizitë zv/ambasadorin e Palestinës z. Hani Hussein.
Z. Hani Hussein shprehu shqetësimet e tij mbi ngjarjet e fundit në Jerusalem dhe e informoi nënkryetarin e KMSH-së mbi situatën e tanishme.
Nënkryetari i KMSH-së u shpreh se lutjet janë për popullin e Palestinës dhe se zgjidhja duhet të gjendet përmes negociatave mes dy vendeve.
“Statusi i Jerusalemit duhet të diskutohet në negociata mes palëve. Aktet e njëanshme i fusin në “qorrsokak” bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Mendojmë se nuk ka opsion tjetër për paqen në rajon veç zgjidhjes dy shtetërore. Të gjitha çështjet mbi statusin do të zgjidhen në mënyrë përfundimtare përmes negociatave si e vetmja mënyrë që aspiratat legjitime të popullit palestinez të arrihen. Lutjet tona janë me popullin e shumëvuajtur të Palestinës”, tha z. Spahiu.