Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli mori pjesë në mbledhjen e zakonshme të Myftinisë së Beratit.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm myftiu i Beratit, z. Baftjar Këllezi, imamë dhe anëtarët e këshillit të myftinisë.

Nënkryetari i KMSH-së përgëzoi myftiun për hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në ecurinë e punëve në këtë myftini.

Gjithashtu ai vlerësoi edhe anëtarët e këshillit dhe imamët si mbajtës të peshës kryesore në përcjelljen e mesazhit hyjnorë.

Ndërsa myftiu falënderoi nënkryetarin për pjesëmarrjen në këtë takim dhe prezantoi disa pika ku kjo myftini duhet të mbështetet.

Gjatë mbledhjes u diskutuan problematikat dhe planet e kësaj myftinie gjatë këtij viti.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë