Myftinia e tropojës dhe e Pukës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës u kanë ardhur në ndihmë 600 familjeve në nevojë.
BIRK në kuadër të veprimtarisë së saj humanitare, nëpërmjet shoqatës së saj “Bereqet” ka dërguar në këto myftini pako mishit ë cilat më pas janë shpërndarë në zona të ndryshme.
Myftiu i Pukës dhe Myfiu i Tropojës kanë falënderuar BIRK-un për mbështetjen dhe ndihmat humanitare si dhe kanë vlerësuar të gjithë personat që kanë kontribuar në shpërndarjen e këtyre pakove.
KMSH dhe BIRK kanë një bashkëpunim të frytshëm ndërinstitucional në shumë fusha të ndryshme.