Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe ka dhënë një kontribut të çmuar në mbështetje të besimtarëve myslimanë në Shqipëri, duke financuar iftare dhe duke shpërndarë pako me ushqime të ndryshme bazike në të gjitha myftinitë e vendit.

Ky projekt është realizuar nëpërmjet bashkëpunimit me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe.

Në kuadër të kësaj nisme, rreth 1200 persona kanë marrë pjesë në iftaret e shtruara, ndërsa për familjet në nevojë janë shpërndarë 925 pako ushqimore.

Në shenjë të angazhimit të tij personal në këtë projekt, Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Ali Al Dhaheri, ishte i pranishëm në një prej iftareve të organizuara në Xhaminë e Re të Kombinatit, ku u shoqërua nga Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, Drejtori i Marrëdhënieve me Besimtarët në KMSH dhe njëkohësisht imami i xhamisë në fjalë, z. Shpëtim Seranaj, dhe besimtarët e zonës.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh mirënjohje ndaj Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe për këtë kontribut i cili reflekton marrëdhënien kontruktive dhe mjaft bashkëpunuese ndërmjet dy institucioneve tona.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë