Ambasadori i Polonisë, z. Karol Bachura ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.

Në urimin e tij, z. Bachura shpreh konsideratën e tij dhe bindjen e plotë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën drejtimin e z. Spahiu dhe Ambasada e Polonisë do të kenë një bashkëpunim të frytshëm në kuadër të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.

Urimi i Plotë

Zotit Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Tiranë

I nderuar Kryetar, e prita me kënaqësi lajmin mbi zgjedhjen Tuaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Mbetem shpresëplotë që me Ju në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, sikundër deri më sot, do të kemi bashkëpunimin të frytshëm në kuadër të Komitetit Ndërfetar Shqiptar.

Mbarësi në përmbushjen e misionit fisnik.

Me respekt

Karol Bachura

Ambasador

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë