Ambasadori i Hollandës në vendin tonë, z. Reinout Vos, vizitoi ditën e sotme selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kryetari i institucionit, H. Bujar Spahiu.
Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit, shprehu vlerësim ndaj angazhimit të tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve tona. Më tej, ai u ndal shkurtimisht në një përmbledhje të aktiviteteve kryesore të vitit jubilar të institucionit që sapo lamë pas.
Ndërsa Ambasadori Vos, vlerësoi lidershipin e kryetarit Spahiu dhe rolin që ai luan për ruajtjen dhe forcimin e harmonisë ndërfetare në Shqipëri dhe kontributin për ta eksportuar këtë model bashkëjetese në Rajon e më gjerë.
Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë mbi aktualitetin e vendit.