Ditën e djeshme, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit, pritën në një takim z. Ali Al Dhaheri, Ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe me seli në Athinë por që mbulon njëkohësisht edhe vendin tonë.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryetari Spahiu e njohu Ambasadorin shkurtimisht me organizimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së aktivitetit fetar, si dhe angazhimin për promovimin e vlerave themelore të Islamit, që përqendrohen në paqe, dashuri dhe respekt për të tjerët.

Ndërkohë, Ambasadori vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman për angazhimin e tij në ruajtjen e stabilitetit ndërfetar dhe atij social, duke kontribuar në krijimin e një ambienti ku harmonia dhe mirëkuptimi janë elemente kyç për një shoqëri të qëndrueshme dhe të zhvilluar.

Bashkëbisedimi ndërmjet palëve vijoi më tej në fusha me interes të përbashkët, duke parë mundësitë për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen, me synimin për të promovuar vlerat e përbashkëta dhe nismat me ndikim pozitiv në shoqëri.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë