Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, z. Peter Zingraf, vizitoi sot Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ku u prit nga kryetari i institucionit, H. Bujar Spahiu, Nënkryetari z. Taulant Bica dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, z. Fejzi Shaholli.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari Spahiu e prezantoi atë me institucionin, rolin e tij në tolerancën dhe harmoninë ndërfetare, sistemin arsimor të medreseve, universitetin, dhe kontributin e deritanishëm të KMSH-së në shoqëri.
Ndërsa Ambasadori z. Zingraf, vlerësoi qëndrimet e Komunitetit Mysliman ndër vite, rolin e tij si faktor rregullues në shoqërinë shqiptare, etj.
Bashkëbisedimi vijoi më tej mbi marrëdhëniet ndërmjet dy institucioneve.