Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura.

Kryetari Spahiu i shprehu atij vlerësimin për miqësinë që ka treguar ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe popullit tonë gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në Shqipëri.

Ambasadori Bachura pasi shprehu kënaqësinë për misionin e tij në Shqipëri, si dhe për cilësinë e marrëdhënieve midis midis institucionit që ai përfaqëson dhe KMSH-së, shprehu edhe vlerësim të veçantë për kontributin që jep KMSH në harmoninë dhe dialogun fetar në Shqipëri, si një model tepër i çmuar.

Kryetari Spahiu i uroi suksese Ambasadorit Bachura në angazhimet e tij të ardhshme.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë