Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim kortezie, Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shqipëri, z. Karel Urban.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu, e njohu ambasadorin Çek me historikun e institucionit, organizimin e tij dhe mbarëvajtjen e jetës fetare të vendit.
Ndërsa z. Urban, pasi shprehu falënderimet e tij për mikpritjen, vlerësoi kontributin që jep KMSh si faktor në shoqërinë shqiptare.
Kryetari Spahiu, e njohu ambasadorin edhe me një sërë veprimtarish konkrete të institucionit në fushën e dialogut dhe harmonisë ndërfetare, arsimit, kulturës dhe përgjegjësisë sociale ndër vite.
Takimi ndërmjet dy krerëve vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.