Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit Ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, znj. Susane Schütz, sëbashku me Sekretarin e Parë, z. Enrico Günther.
Pasi uroi kryetarin e KMSH-së për zgjedhjen e tij në këtë detyrë, znj. Schütz, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të të dy institucioneve në çështje të ndryshme, si ato fetare, sociale, kulturore dhe humanitare. Po ashtu ajo theksoi gatishmërinë e institucionit që ajo përfaqëson për ta vazhduar më tej këtë bashkëpunim në të mirë të shoqërisë tonë të përbashkët.
Nga ana e tij, Kryetari Spahiu, pasi i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe urimet që ata i përcollën u ndal në rolin dhe rëndësinë e institucionit që ai drejton në stabilitetin e shoqërisë, aktivitetin e deritanishëm të KMSH-së etj.
Bashkëbisedimi ndërmjet tyre vazhdoi më tej mbi tematika të ndryshme të zhvillimeve në vend.