Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë Znj. Ruth Huber.
Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu dhe znj. Huber diskutuan mbi tematika të ndryshme të karakterit fetar, social e kulturor.
Në fjalën e saj Ambasadorja Zviceriane, theksoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si mjaft të rëndësishëm në ruajtjen e harmonisë dhe zhvillimin e dialogut ndërfetar në Shqipëri.
Ndërsa kryetari Spahiu, pasi i uroi mirëseardhjen znj. Huber, e njohu atë shkurtimisht me institucionin e KMSH-së, myftinitë në rrethe dhe institucionet arsimore në varësi.
Takimi u zhvillua më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.