Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në zyrën e tij, z. Amir al-Anezi, Atashe Fetar i Arabisë Saudite në Bosnje dhe Hercegovinë, i shoqëruar ky i fundit nga z. Abdulaziz al-Atik, përfaqësus i ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë.
Pasi ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve, kryetari Spahiu, i njohu ata me disa nga zhvillimet e fundit të institucionit në aspektin fetar.
Më tej, bashkëbisedimi ndërmjet palëve u fokusua në disa projekte sociale e fetare me interes të përbashkët që pritet të zhvillohen së shpejti në vendin tonë.
Nga ana e tij, Atasheu Fetar i Arabisë Saudite në Bosnje dhe Hercegovinë, shprehu vullnetin e tij të plotë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes dy institucioneve në shërbim të besimtarëve dhe Islamit në vendin tonë.
Kryetari Spahiu u shoqërua në këtë takim nga këshilltari i tij për marrëdhëniet me botën Arabe, Dr. Jamal al-Safarty dhe Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë