Në kuadër të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, drejtuesit më të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në datat 6-7 prill 2021, zhvilluan takime pune me të gjithë myftinjtë e Shqipërisë. Mbarëvajtja dhe koordinimi i aktiviteteve përgjatë muajit të Ramazanit, çështja e organizimit dhe shumë të tjera ishin…
Është “Beraet”, nata e pafajësisë, shpëtimit prej një situate të keqe, marrje e faljes dhe begatisë. Nata e Beraetit është nata që lidh ditën e 14 me ditën e 15 të muajit Shaban sipas kalendarit hënor. Shpesh, të tilla netë, në gjuhën popullore quhen thjesht “Natë e Mirë”, por përtej…
Drejtori i ri i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), z. Amel Kovačević, ishte për një vizitë kortezie në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kreu i KMSH-së, H. Bujar Spahiu. Pasi e njohu z. Kovačević me veprimtarinë e KMSH- së, Kryetari Spahiu i shprehu atij urimet për…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Dekorata e lartë “Nderi i Kombit”, u dha me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të gjithanshëm…
Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryesuar nga Kryetari, H. bujar Spahiu, zhvilloi vizitë zyrtare më datë 9/3/2021 në Bashkësinë Islame të Kosovës. Delegacioni u prit në selinë e BIK nga Myftiu i Kosovës Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje delegacionit nga Shqipëria,…
Gjatë kësaj fundjave, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ndodhet në Egjipt, me ftesë të Ministrit të Çështjeve Fetare të Egjiptit, z. Muhamed Mukhtar Xhuma, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga kjo ministri, me temë: “Dialogu ndërmjet feve dhe kulturave”, konferencë e cila…
Në kuadër të një turi takimesh në myftinitë e rretheve, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku më Kancelarin, z.Ylli Cikalleshi, u ndalën javën që sapo lamë pas në Myftininë Lushnje. Pas takimit me Myftiun e Lushnjes, z. Gramoz Blliku, ku dy drejtuesit e lartë të…
Sot, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përkujton një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare që prej shpalljes së pavarësisë së vendit, mbajtja e Kongresit të Parë Mysliman Shqiptar, më 24 shkurt 1923. Ky Kongres përfaqëson organizimin fetar mbi baza kombëtare të shumicës mbizotëruese të popullsisë shqiptare. Është me vend të theksohet…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjese në konferencën kombëtare, me temë: “Besimet fetare kundër trafikimit të Qenieve Njerëzore”. Kjo konferencë u organizua nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe Caritasi Shqiptar. Në të morën pjesë krerët e besimeve fetare, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Tiranë,…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Pogradecit. Kryetari u prit nga Myftiu i Pogradecit, z. Namik Mahmutllari dhe imamë të xhamive të ndryshme të myftinisë. Kryetari Spahiu falënderoi myftiun dhe imamët për punën e deritanishme dhe u shprehu atyre gjithë…