Dokumentari “Feja dhe Kombi”, realizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vitin 2012, është titruar së fundmi edhe në anglisht, për të gjithë ata të huaj të cilët janë të interesuar të njohin se si ka qenë dhe se si është aktualisht marrëdhënia e shqiptarëve mes fesë dhe kombit.…
Medresistë të Tiranës, të periudhës 1944-1964, janë mbledhur së bashku për të takuar njëri-tjetrin, por edhe për të kujtuar kohët e kaluara gjatë shkollimit të tyre. Ideja e z. Ismail Dizdari dhe z. Xhemal Balla, e mbështetur nga Komuniteti Mysliman, ka gjetur miratimin e shumë prej veteranëve të kësaj shkolle dhe prandaj…
Haxhinjtë shqiptarë kanë kryer me sukses Umren, ndërkohë që tashmë kanë filluar ligjëratat nga grupi i teologëve deri në fillimin e ritualit të Haxhit, më 2 tetor 2014. Sipas një programi të paracaktuar nga KMSH, myftinj, imamë e teologë, të cilët shoqërojnë haxhinjtë, u mbajnë atyre ligjërata të ndryshme mbi…
330 myslimanë nga Shqipëria dhe Mali i Zi janë nisur sot për të kryer ritualin e haxhit në Arabinë Saudite. Grupi i parë është nisur mëngjesin e sotëm nga Prishtina në orën 7:00, ndërsa grupi i dytë është nisur në orën 11:00 nga aeroporti i Rinasit. Në ceremoninë e përcjelljes…
Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Skender Bruçaj, zhvilloi një takim me Papa Françeskun, gjatë vizitës së tij njëditore në Shqipëri. Kryetari Bruçaj e falënderoi Shkëlqesinë e tij për këtë vizitë historike, duke e cilësuar atë si një vlerësim të madh për Shqipërinë dhe për…
Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e masës së pezullimit të përkohshëm për Shkollën e Lartë” Hëna e Plotë” (Bedër). Ky vendim bën të mundur vazhdimin normalisht të procesit akademik në këtë institucion. Pas një procesi disa javor për plotësimin e sugjerimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Bedër…
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë Librazhd. Gjatë këtij takimi me Këshillin e Myftinisë dhe imamët, është bërë një analizë 9 mujore e të gjithë aktivitetit të myftinisë së këtij rrethi. Nënkryetari i KMSH-së…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Brucaj, priti në një takim një delegacion nga Organizata Botërore Islame e Ndihmës (IIRO), me qendër në Arabinë Saudite. Delegacioni i IIRO-së kryesohej nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Ihsan Saleh Tajeb dhe drejtori rajonal i Ballkanit, z. Ismet Kazim Bahiti. Në takim u…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vëren me keqardhje që ditët e fundit është shtuar ndjeshëm gjuha e urrejtjes dhe islamofobisë nga individë të ndryshëm, të cilët herë me emra realë e herë të fshehur pas pseudonimeve të ndryshme, e kanë shprehur këtë haptazi në rrjetet sociale, por edhe në organet e…
nga Lorenc Vangjeli Nuk është habi që njerëzit e fesë zakonisht janë mjaft të artikuluar. Dhe nuk bën përjashtim as Skëndër Bruçaj, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Tepër i ri, Bruçaj duket se meriton atë që ia thonë mbas “shpine” kolegët e tij, i mençur si plak. Nuk ka tabu…