10 ditëshi i fundit i Ramazanit ka tejmbushur xhamitë e vendit me besimtarë, të cilët falin namazin e natës. Gjatë këtyre ditëve, çdo vit, gjatë Ramazanit, xhamitë në të gjithë Shqipërinë qëndrojnë të hapura 24 orë, për shkak të fluksit të besimtarëve të cilët kryejnë adhurimet e tyre, siç është…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në kuadër të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, ka shtruar një sërë ifaresh për agjëruesit në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Komuniteti Mysliman, Myftinia e Peqinit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, shtruan një iftar në Burgun e sigurisë së lartë Peqin,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha ka shtruar një iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i cili përkoi dhe me Natën e Bekuar të Kadrit. Të ftuar të zotit Basha ishin përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të…
Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në këtë muaj të begatë të Ramazanit, është gjendur pranë 100 familjeve në nevojë të Beratit, duke shpërndarë ndihma ushqimore. “Shporta e Ramazanit”, e cila përmbante pako me ushqime dhe dhurata të ndryshme, u shpërnda në disa prej fshatrave të këtij rrethi…
Zyra e Gruas në KMSH ka shtruar një iftar për gratë agjëruese të burgut 325 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Të pranishme në këtë iftar ishin përgjegjësja e Zyrës së Gruas, znj. Fatma Karaj dhe përfaqësuese të tjera të kësaj zyre. Përfaqësuese të Zyrës së Gruas, u shprehën se…
Ambasadori Amerikan në Tiranë z. Alexandër A. Arvizu shtroi darkën e Iftarit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në respekt të muaji të bekuar të Ramazanit. I pranishëm në këtë iftar ishte Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, Kreu i Kryegjyshatës Botërore Edmond Brahimaj, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe…
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, shtroi mbrëmë një iftar në respekt të muajit të bekuar të Ramazanit. Në këtë iftar ishin të ftuar kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, drejtues të KMSH-së, ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, si dhe të ftuar të tjerë.…
Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, shtroi një iftar, ku morën pjesë deputete, përfaqësuese të botës së mendimit, biznesit, artit, politikës, medias, drejtuese të shoqatave të ndryshme, si dhe përfaqësuese të shoqërisë civile dhe botës akademike. Të pranishmet i përshëndeti Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj.…
Presidenti Amerikan, Barak Obama ka shtruar një iftar në Shtëpinë e Bardhë, më 14 korrik 2014, për nder të amerikanëve myslimanë, dhe myslimanëve në mbarë botën. “Ramazani për myslimanët është kohë për të kujtuar dhe reflektuar se disiplina dhe devotshmëria janë esenca e jetës si besimtar. Për të gjithë ne,…
Me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri shtroi një iftar, ku ishin të ftuar përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, figura të jetës kulturore, shoqërore e shkencore, si dhe besimtarë e qytetarë të Tiranës. Ambasadori z. Hidayet Bayraktar, duke i…