Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i përbërë nga n/kryetarët Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi dhe përgjegjësi i Haxhit Hamdi Çurri zhvilluan një vizitë pune disaditore në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Delegacioni i KMSH-së është pritur nga zv/ministri i çështjeve fetare Abdul-Aziz Bin Abdullah LA Ammar,…
Rreth një miliardë e gjysmë myslimanë në të gjithë botën fillojnë nesër muajin e Ramazanit, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, me rastin e fillimin të muajit të Ramazanit. Në urimin e tij drejtuar myslimanëve shqiptarë Kryetari Muça u shpreh: “Ju përshëndes me paqen dhe sigurinë, që vjen prej Allahut Mëshirues dhe ju uroj gëzuar e për shumë…
Banorët e fshatit Kashar-Valis kanë përjetuar me emocion hapjen e xhamisë së re. Kjo ngjarje është shoqëruar me një ceremoni solemne ku ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra, kryetari i Komunës Kashar, z. Besnik Fuçia, drejtori…
I dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të I-rë me motivacionin “Për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencave albanologjike”, 1995 Tahir Dizdari (1900-1972) Fisi Dizdarët e Shkodrës, sipas H. Bushatit rrjedh nga një familje e vjetër ushtarakësh, që u vendosën në Shkodër, që në periudhën e parë…
Ditën e premte, më 28 qershor 2013, pak ditë para fillimit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Myftinia Tiranë, organizoi ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në Selitë të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik. Të pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi, ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim…
Drejtoria e Kulturës pranë KMSH-së në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ramazanit ka organizuar ditën e sotme me dt. 28 qershor 2013, një ekspozitë në qendër të kryeqytetit, para xhamisë së Et’hem beut. Në 15 banerat e ekspozuar paraqiteshin lidhjet e shkencës me besimin, duke bërë edhe një herë të…
Përfaqësues të tre bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, më 27 qershor 2013, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në KMSH. Në këtë mbledhje u diskutua mbi botimin e librit me referatet e konferencës “Kontributi…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës kushtetuese përmes votës së lirë për çdo besimtar dhe qytetar, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë me të gjithë qytetarët…
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, i shoqëruar nga drejtori i Burimeve Njerëzore Dorian Demetja, Myftiu i Korçës, H. Qazim Muçi, Myftiu i Pogradecit Namik Mahmutllari si dhe myftiu i Devollit Artur Vrenozi, zhvilloi një vizitë në xhaminë “Iljaz bej Mirahori”, e cila po i nënshtrohet restaurimit të plotë falë…