Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se festa e Fitër Bajramit 2015 është ditën e premte, 17 Korrik 2015. Bajrami do të falet në orën 06:06 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit. PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT 04:30 – 04:45 KUR’AN 04:45 – 05:00 – NAMAZI I SABAHUT…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shtroi iftar në zonën e Ndroqit, në respekt të muaji të bekuar të Ramazanit. Të pranishëm në iftarin e shtruar nën kujdesin e ambasadorit, z. Donald Lu ishte kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kreu i Kryegjyshatës Botërore,…
Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ka shtruar në ambjentet e brendshme të kryeministrisë iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Të ftuar të zotit Rama ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komuniteteve të tjera fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të…
Mijëra besimtarë, gra dhe burra, fëmijë, të rinj e të moshuar u bënë pjesë e faljeve dhe lutjeve në këtë natë mirësish dhe vlerash të panumërta. Mes ajeteve Kur’anore, faljes së teravive, ligjëratave rreth Natës së Kadrit, lutjeve dhe vëllazërisë, besimtarët myslimanë i kërkuan Allahut paqe, falje dhe mëshirë. Komuniteti…
Kryetari i Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, z. Lulzim Basha ka shtruar iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i cili përkoi dhe me Natën e Bekuar të Kadrit. Të ftuar të zotit Basha ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komuniteteve të…
Zyra e Gruas, shtroi mbrëmjen e djeshme një Iftar në ambientet e Sofrës së Ariut, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Të pranishëm në këtë Iftar ishin, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj, kryetarja e Aleancës së…
Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, merr pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me temë: “Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri”. Qëllimi i kësaj konference ishte bashkëpunimi i përbashkët për parandalimin e akteve radikaliste dhe aktiviteteve ekstremiste. Në këtë konferencë gjithashtu ishin…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ka shtruar iftar në burgun e Vaqarrit. I pranishëm në këtë iftar ishte kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli si dhe punonjësja sociale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve…
Myftinia Tiranë ka mbledhur në sofrën e iftarit familjarë e të afërm të dëshmorit të atdheut, Ibrahim Basha, i vrarë në Lazarat rreth tre javë më parë. Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra, falënderoi të pranishmit për përgjigjen e ftesës dhe foli për disa nga vlerat e muajit të Ramazanit, në…
Myftinia e Dibrës së Madhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë, z. Ruzhdi Lata, kanë shtruar një iftar të përbashkët për besimtarët e qytetit të Dibrës së Madhe, ku kanë marrë pjesë krerët e tre bashkësive islame shqiptare, përfaqësues të ndryshëm të këtyre bashkësive, myftinj, etj. Kryetari i KMSH-së, z.…