Në kuadër të 10-vjetorit të themelimit të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, në Elbasan, është zhvilluar një aktivitet, nga përfaqësuesit e feve kryesore në vend, ku u diskutua mbi besimin si ura që i bashkon njerëzit.
Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i thirrjes në Islam në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Elvis Naçi.
Të pranishëm ishin edhe Kryebashkiaku i Elbasanit, Qaim Sejdini, Prefekti, Arben Kamami, ambasadori Vatikanit në Tiranë, Ramiro Muliner Ingles, kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Dizdari, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH, Arben Ramkaj, si dhe intelektualë, figura të njohura të institucioneve kryesore të qytetit dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
26 nëntor 2015