Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një vizitë në selinë e institucionit një delegacion me përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanovcit, të drejtuar nga Kryeimami, z. Ragmi Destani.
Gjatë kësaj vizite u bë dorëzimi i kontributit të besimtarëve të Bujanovcit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.
Në fjalën e tij, z. Destani, shprehu mbështetjen e institucionit që ai përfaqëson në kalimin e kësaj situate të vështirë me të cilën po përballet vendi ynë.
Ndërsa Kryetari Spahiu, pasi i falënderoi të pranishmit për mbështetjen institucionale, shprehu falënderimet e tij për të gjithë besimtarët e Bujanovcit të cilët u solidarizuan me familjet e prekura nga tërmeti.
Bashkëbisedimi ndërmjet tyre vazhdoi më tej mbi format e ndryshme të bashkëpunimit dy palësh në tejkalimin e situatave të tilla në të cilën po kalon vendi ynë.