Dita e Xhuma ka qenë në çdo xhami të Shqipërisë ditë solidariteti dhe lutjeje për të prekurit nga tërmeti. Besimtarët i janë përgjigjur thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe janë lutur bashkërisht për njerëzit që kanë humbur jetën, të afërmit e tyre dhe për të gjithë të prekurit.
Pas lutjeve, është organizuar një thirrje sensibilizuese për të kontribuar në vlera monetare.
Vlera monetare që është mbledhur në çdo xhami do të trajtohet bashkë me donacionet e tjera dhe shuma totale do të përdoret në bazë të nevojave për të prekurit nga tërmeti.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon çdo besimtar, mbi të gjitha për lutjet e tyre dhe gatishmërinë që kanë treguar duke kontribuar në vlera monetare dhe materiale në xhamitë e vendit, rajonit dhe me gjerë.
Zoti jua shpërbleftë!
Për çdo gjë në lidhje me fushatën ju lutemi kontaktoni:
+355 69 78 97 781
+355 69 37 73 322