Kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj i ndodhur në kryeqytetin gjerman, Berlin, në një konferencë të organizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD), ka dhënë mesazhe të qarta në një kohë trazirash, dhune dhe terrori në emër kinse të fesë ditët e fundit në disa vende të botës.
Në një postim në faqen e tij në facebook nga Gjermania, ai ka vënë theksin mbi modelin shqiptar të harmonisë dhe dialogut ndërfetar.
“Në Berlin, Gjermani në konferencën e organizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD), duke promovuar harmoninë dhe dialogun ndërfetar; rastin e Shqipërisë, si një model dhe shembull pozitiv në ndarjen e vlerave të përbashkëta në rajon dhe me gjerë”, thuhet në postimin e kreut të KMSH-së H. Skender Bruçaj.