Xhamia e Medresese (1)

Nën melodinë dhe bukurinë e vargjeve të Kuranit dhe ilahive për Profetin, është hapur mbrëmë programi “Frytet e Besimit” në Xhaminë e Medresesë në Tiranë.

Tema e radhës e këtij programi të përjavshëm ishte “Bujaria” e cila u trajtua nga teologët Elvis Naçi dhe Elton Karaj në aspektin njerëzor dhe atë hyjnor, ku u theksua se bujaria është një ndër frytet më të larta të besimit.

Elton Karaj, Imam i Xhamisë së Et’hem Beut, shpjegoi se si modeli më i mirë i bujarisë njerëzore është vetë profeti ynë, Muhamedi a.s.

“Profetit (s.a.s) i vinin shumë dhurata, madje edhe të kushtueshme, por Ai kishte përzgjedhur bujarinë e thjeshtësinë. Të gjitha ia shpërndante të varfërve. Ndaj edhe ne nëse duam bujarinë hyjnore, atëherë duhet të tregohemi vetë bujarë ndaj të tjerëve.”, nënvizoi z. Karaj.

Ndërsa Drejtori i Thirrjes në Islam në Komunitetin Mysliman z. Elvis Naçi, u shpreh se ndër shenjat e njerëzve të mirë është se kur Zoti i jep dituri atij i shtohet modestia dhe kur Zoti i jep pasuri atij i shtohet bujaria.

“Bujari është të japësh, të dhurosh, qoftë edhe një buzëqeshje dhe kjo do të shpërblehet me bujarinë e pafund të Allahut”, tha z. Naçi.

15 Prill 2014

Xhamia e Medresese (3) Xhamia e Medresese (4)Xhamia e Medresese (2)

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë