


Kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim, Kryetarin e ri të Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Dizdari. Dizdari shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga z. Bruçaj dhe kërkoi vijimin e bashkëpunimit me KMSH-në, përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta. Kryetari Bruçaj,…

Vazhdon turi i takimeve dhe bashkëbisedimeve me besimtaret e rretheve. Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, zhvilluan një takim me besimtaret e Lushnjës, më 15 Shtator 2015. Takimi u hap me lexim Kur’ani dhe më pas përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj teksa foli mbi familjen…

Është nisur mëngjesin e sotëm grupi i parë i besimtarëve shqiptarë, të cilët pritet të vizitojnë vendet e shenjta në Mekë dhe Medine për të kryer ritualin e Haxhit. Besimtarët ka lënë aeroportin e Rinasit rreth orës 06:10 të mëngjesit dhe pritet të mbërrijnë në Jeddeah rreth orës 10, nga…

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka shpërndarë një sasi të konsiderueshme çantash dhe mjetesh të tjera mësimore, për fëmijët jetim të zonës së Ndroqit. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, u shpreh se është mjaft e rëndësishme që t’u vijmë në ndihmë nxënësve në rrugën e dijes, pasi pa një brez…

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie, ambasadorin e Kosovës në Egjipt Prof. Dr. Beqir Ismaili. Nënkryetari Spahiu e njohu ambasadorin Ismaili me aktivitetin e përditshëm të Komunitetit Mysliman dhe me objektivat për të ardhmen. Ndërkohë nga ana e tij ambasadori Ismaili vlerësoi…

“Njerëzit janë krijuar të ndryshëm për t’u njohur mes tyre dhe jo për të treguar urrejtje ndaj njëri-tjetrit, shoqëria nuk mund të jetojë pa dashurinë dhe paqen. Janë pikërisht dashuria dhe paqja ato që bota ka më shumë nevojë se kurrë”, ishte ky mesazhi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të…

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është më 24 Shtator 2015. Komuniteti Mysliman edhe këtë vit do realizojë shpërndarjen e mishit të Kurbanit në bazë të një grafiku, ku do të përfitojnë familjet në nevojë në shkallë vendi. Cilido që nuk ka mundësi…

Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, priti sot në zyrën e tij biznesmenin nga Kuvajti, z. Mohammad Al–Faresi. Kryetari Bruçaj, pasi i uroi z. Al-Faresi mirëseardhjen dhe e falënderoi për vizitën, e njohu atë me veprimtarinë dhe arritjet e deritanishme të institucionit. Z. Al-Faresi shprehu vlerësimin e tij të…

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u takua me kryebashkiakun e kryeqytetit z. Erion Veliaj. Në takimin e zhvilluar kryetari Bruçaj i uroi z. Veliaj mbarësi dhe suksese në detyrën e re. Duke e cilësuar si një punë…