Intervista e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për BIRN. Zoti Bruçaj, sot e gjithë bota i ka kthyer sytë nga Franca pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në redaksinë e gazetës Charlie Hebdo, ndërkohë që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e dënoi përmes një deklarate sulmin terrorist. Por përtej deklaratës…

Në një atmosferë festive është inauguruar më 9 janar 2015, xhamia më e re në qytetin e Tiranës, në Selitë të Vogël. Nënkryetari Bujar Spahiu, pasi falënderoi financuesit për këtë vepër bamirësie, uroi që kjo xhami të shërbejë si një vatër besimi, edukimi dhe arsimimi për lagjen dhe për mbarë Tiranën.…

Sot (9 janar 2014) në qytetin e Elbasanit u zhvillua një marshim për paqen i organizuar nga komunitetet fetare dhe drejtuesit më të lartë të këtij qarku. Në këtë marshim i cili mbante moton “Bashkëpunimi, themel dhe udhë për paqen” merrnin pjesë drejtuesit më të lartë fetarë si Agim Duka…

Është zhvilluar më 8 janar 2015, në Kavajë, simpoziumi me temë “Mesazhi profetik dhe rëndësia e tij”, organizuar nga Myftinia Kavajë në bashkëpunim me Kryesinë e KMSH-së. Në këtë simpozium morën pjesë drejtues të pushtetit lokal, si kryetari i Bashkisë, nënprefekti, kryetari i KMSH-së dhe anëtarë të Kryesisë, intelektualë, imamë,…

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e kësaj ngjarjeje. Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj gazetarëve, oficerëve të policisë dhe të lënduarve të tjerë në këtë ngjarje.…

Më 3 janar 2015, para faljes së drekës në Xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, u mbajt Mevlud në përkujtim të lindjes së Profetit Muhamed a.s. Në këtë ceremoni morën pjesë imami i Xhamisë Et’hem Beu, Elton Karaj, disa imamë të xhamive të tjera në Tiranë dhe besimtarë që frekuentojnë këtë xhami.…

Në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarësisë aktive mes të rinjve”, është zhvilluar më 27 dhjetor 2014, në ambientet e medresesë së Tiranës, seminari mbi promovimin e këtyre vlerave, me të rinjtë e Yrshekut dhe Paskuqanit. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, dhe Kancelari, Ylli Cikalleshi, referuesit…

Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) është gjendur pranë fëmijëve të ngujuar si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes. Projekti “Edukim në strehëzën tënde”, i iniciuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, synon t’u ofrojë mundësinë e shkollimit të gjithë këtyre fëmijëve që e kanë të pamundur frekuentimin e shkollës…

Përfaqësuese të Zyrës së Gruas, zhvilluan një takim me besimtaret e Fushë-Krujës ditën e shtunë më 27 dhjetor 2014. Përgjegjësja e Zyrës së Gruas, Fatma Karaj, në fjalën e saj foli mbi rolin e gruas në Islam. Sipas saj, Islami i riktheu dinjitetin e humbur gruas dhe e bëri atë…

Përfaqësueset e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman morën pjesë në aktivitetin e bamirësisë organizuar nga Myfinia e Kukësit, më 20 dhjetor 2014. Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se të bësh bamirësi nuk do të thotë vetëm të japësh diçka nga…