ZK1A0330

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Elbasanit është çelur panairi i Kurban Bajramit, organizuar nga Myftinia e këtij rrethi me mbështetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kryebashkiaku Qazim Sejdini, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, z. Ylli Gurra, Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm për Elbasanin, z. Arben Ramkaj, etj.

Në fjalën e tij para qytetarëve, kryetari Skender Bruçaj vlerësoi lart këtë nismë të Myftinisë së Elbasanit, duke theksuar se ajo shërben si një shembull pozitiv për qytetin, por edhe për ndikimin që i jep shoqërisë.

Kryebashkiaku Qazim Sejdini nënvizoi se Elbasani është një qytet i  traditave të panaireve në vend. Ai falënderoi myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë gjetje interesante, e cila është tregues i interesit dhe vullnetit të tyre për të kontribuar në dobi të besimtarëve dhe komunitetit elbasanas.

Ndërsa kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, tha se ky është një shembull që duhet të shërbejë edhe për qytetet e tjera.

Panairi kishte si qëllim promovimin e produkteve të markës “Hallall” dhe mbi të gjitha, krijimin e një atmosfere të gëzueshme me rastin e festës së Kurban Bajramit për besimtarët dhe banorët e qytetit.

Në panairin e organizuar në sheshin “Gensher”, merrnin pjesë disa kompani, aktiviteti tregtar i të cilave janë kryesisht produktet ushqimore. Një hapësirë e veçantë i ishte lënë tregtimit të librave islamë dhe suvenireve të ndryshme.

1 tetor 2014

ZK1A0381 ZK1A0356 ZK1A0397 ZK1A0386 ZK1A0443

ZK1A0490ZK1A0268

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë