U zhvillua sot në ambientet e KU “BEDER” ceremonia e çertifikimit të studentëve të parë të Institutit të Studimeve Islame të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte kreu i KMSh, H. Bujar Spahiu, imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, anëtarë të kryesisë së KMSh, myftinj dhe imamë.
Kryetari Spahiu gjatë fjalës së tij iu uroi suksese studentëve të çertefikuar dhe shprehu besimin e tij që ata do të jenë përçues të vyer të fesë te besimtarët në xhamitë ku shërbejnë.
Imami i Qabes ndau me të pranishmit përvojën e tij si imam në Qaben e bekuar. Ai gjithashtu vlerësoi punën dhe misionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me të gjitha organet në varësi për kontributin e çmuar që japin në përçimin e drejtë dhe pastër të mesazhit të islamit te besimtarët.
Në fund z. Spahiu dhe imami dr. Abdullah Avad el-Xhuheni ndanë çertifikatat për studentët që sapo kanë përfunduar kursin.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë