Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” ka vijuar me ligjërata në Xhaminë e Brrakës në Tiranë.

Për të ligjëruar ishte nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli dhe drejtori i Rinisë dhe Çështjeve me Xhematin, z. Armand Shehu.

Nënkryetari i KMSH-së foli për lidhje që duhet të ketë besimtari me Allahun dhe forcimin e besimit ndaj tij.

“Njohja e Allahut xh.sh. është njohja dhe dija më fisnike e më e mirë. Është baza mbi të cilën ndërtohet e tërë jeta shpirtërore. Besimtari gjatë gjithë jetës së tij duhet të mundohet të arrijë pikën më të afërt të besimit ndaj Allahut. Pas besimit, mënyra më e mirë e forcimit të besimit dhe nënshtrimit ndaj Allahut është vepra e mirë”, – tha ndër të tjera z. Luli.

Drejtori i Rinisë dhe Çështjeve me Xhematin, z. Armand Shehu u përqëndrua tek rifreskimi i besimit dhe rigjallërimi i ndjenjave dhe virtyteve të larta që vijnë nga besimi.

 “Çelësi i suksesit dhe normalitetit në jetën tonë të përditshme është i lidhur me besimin tonë. Besimi në Allah bënë një ndryshim esencial në jetën e njeriut, sepse përfshin tërë jetën e tij: mendjen, gjuhën, veprat, dëshirat, synimet e tij. Çdo gjë te besimtari duhet të burojë nga imani i tij”, – tha z. Shehu.

Imami i xhamisë, z. Samet Shehu falënderoi ligjëruesit për mesazhet e dhëna dhe theksoi se këto mesazhe kanë një vlerë të veçantë për secilin nga ne.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë