Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë së bashku me përfaqësues nga Medreseja e Tiranës zhvilluan një vizitë më 27 janar 2015, në shtëpinë e foshnjës në fshatin Sos, më këtë rast u shpërndanë edhe dhurata të ndryshme fëmijëve të kësaj jetimoreje.
Përfaqësuese të Zyrës së Gruas zhvilluan një takim me besimtaret e Pukës, më 24 Janar 2015, ku u diskutua mbi rolin e gruas në shoqëri. “Të jesh femër do të thotë shumë. Por shumë pak dinë ta vlerësojnë atë! Gruaja është ura Iidhëse e të gjitha shoqërive dhe çelësi i sekretit…
Është zhvilluar sot në ambientet e Medresesë së Tiranës seminari mbi të drejtat e njeriut me të rinjtë e zonës Babrru dhe Paskuqan. Ky ishte seminari i radhës i organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë mbi promovimin e vlerave demokratike dhe qytetarisë…
Me keqardhje mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin Abdulaziz, Shërbëtorit të vendeve të shenjta. I ndjeri Abdullah bin Abdulaziz ishte një lider me përmasa globale për kontributin e tij të veçantë në shërbim të islamit dhe myslimaneve. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh ngushëllimet…
Në kuadër nismës për njohjen e besimtareve me rolin dhe shembullin e gruas në Islam, përfaqësueset e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman janë ndalur edhe në qytetin e Beratit, më 22 Janar 2015 “Roli i bashkëshorteve të Profetit a.s., në përcjelljen e mesazhit Islam”, ka qenë tema e trajtuar…
Përfaqësuese të Zyrës së Gruas zhvilluan një takim me besimtaret e Kuçovës, më 22 Janar 2015, ku u diskutua mbi rolin e bashkëshorteve të Profetit a.s., në përcjelljen e mesazhit Islam. Në fjalën e saj përgjegjësja e Zyrës së Gruas, znj. Fatma Karaj nënvizoi se bashkëshortet e Profetit (s.a.s) kanë…
Në kuadër të projektit mbi promovimin e vlerave demokratike te të rinjtë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvilloi dje (22 Janar 2015) një seminar me të rinjtë e Kasharit. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, i pranishëm në këtë seminar, u ndal mbi të drejtat e njeriut që siç u…
Një grup pune i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga Nënkryetari Bujar Spahiu, zhvilloi vizita në Fier, Tepelenë dhe Gjirokastër, ku u takuan dhe biseduan me myftinjtë dhe besimtarët e këtyre qyteteve. Drejtuesit e KMSH-së u njohën me aktivitetin e myftinive, gjendjen e xhamive dhe jetës fetare në to,…
“Profeti Muhamed a.s mëshirë për botët”, ishte ky programi i organizuar pasditen e djeshme nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” Bedër. Në programin përkujtimor ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, Rektori i Shkollës së Lartë “Hëna…
Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Skender Bruçaj, zhvilloi një takim kortezie në Bankën Islamike për Zhvillim në Mekë. Delegacioni u prit nga z. Ahmed Tiktik, zv/president i Bankës Islamike për Zhvillim. Në takim u fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy institucioneve dhe mundësinë…