Myftinia Shkodër organizoi më 25 qershor 2014, për të katërtin vit radhazi, aktivitetin fetar, “Sofra e Kuranit”, në prag të muajit të begatë të Ramazanit. Këtë vit, për herë të parë, ky aktivitet u zhvillua në teatrin “Migjeni”, ku të pranishëm për të kënduar pjesë të ndryshme nga Kurani, ishin…
Myftinia e Gjirokastrës organizoi më 27 qershor 2014 një fushatë ndihmash për familjet në nevojë të Lazaratit. Pavarësisht lajmeve negative që kanë shoqëruar këtë fshat kohët e fundit, në media u publikua lajmi se 40 familje besimtare, nuk u bënë kurrë pjesë në kultivimin e lëndëve narkotike. Nisur nga ky…
Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani, shtroi një Iftar në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Të pranishëm në këtë Iftar ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, përfaqësues të bashkësive fetare, të Trupit Diplomatik, të institucioneve kushtetuese si dhe përfaqësues të artit,…
Komuniteti Mysliman ka bërë të mundur sigurimin e qindra pakove me ushqime për të ndihmuar sadopak familjet në nevojë në muajin e Ramazanit. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, theksoi se është e domosdoshme të ndihmojmë nevojtarët dhe t’u bëhemi krahë të gjithë atyre që kanë nevojë për vëmendje dhe përkujdes,…
Komuniteti Mysliman Shqipërisë me rastin e muajit të Ramazanit ka organizuar një sërë programesh televizive dhe radiofonikë, për të qenë sa më pranë me besimtarët, duke krijuar kështu një atmosferë sa shpirtërore aq edhe informative. I tillë është edhe emisioni radiofonik “Besimi dhe Jeta”, i cili transmetohet çdo ditë në…
Ka filluar transmetimi i emisionit të përvitshëm “Me Syrin e Zemrës”, program i cili organizohet për të katërtin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rastin e muajit të Ramazanit. Emisioni i cili ka filluar transmetimin në televizionin “News 24”, më 28 qershor 2014, do të shoqërojë shikuesit katër…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Tiranë, i është bashkuar projektit të Korpusit të Paqes “Operazione Colomba”, në një nismë për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri. Me anë të një marshimi nga qyteti i Bajram Currit drejt Tiranës, ky projekt synoi që të sensibilizojë opinionin publik për të refuzuar…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron mbarë shqiptarët, gëzuar muajin e Ramazanit, muajin e faljes dhe mëshirës!
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmë, 28 Qershor, iftarin e parë të Ramazanit 2014, ku morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erion Veliaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Nevila Xhindi, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë të akredituar në Tiranë, drejtues të shoqatave të…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, nëpërmjet një mesazhi ka uruar shqiptarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, i cili nis ditën e shtunë, datë 28 qershor 2014. “Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni, në Shqipëri, në trevat Shqiptare, si dhe në mbarë…