Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi programin e madh festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”. Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim e vlerësim të njeriut që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë. Kryetari i…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bedër, Qendra e Studimeve Islame, ka organizuar një seminar me studentët e departamentit të Shkencave Islame në lidhje me harmoninë dhe dialogun ndërfetar në Islam dhe te shqiptarët. Fjalën e hapjes e ka mbajtur drejtori i Qendrës së Studimeve Islame z.…
Programi “Frytet e Besimit” ndalesën e radhës e ka pasur në Kavajë, në Xhaminë Kubelie, ku u fol mbi shembullin dhe personalitetin e Profetit Muhamed a.s. Kancelari i Komunitetit Mysliman Ali Zaimi foli mbi personalitetin e Profetit Muhamed, si njeriu që ndryshoi historinë e njerëzimit. “Profeti Muhamed është edukatori me…
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, gjatë qëndrimit të tyre në jug të vendit, zhvilluan disa vizita pune në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë ku u takuan dhe biseduan me myftinjtë respektivë, Ledian Cikalleshi, Gramoz Blliku dhe Ardit Hoxhllaku. Drejtuesit e…
Xhamia e re Libohovës ka hapur dyert e saj në një ceremoni ku merrnin pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Dorian Demetja, myftinjtë e rretheve Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Delvinë e Sarandë, drejtori i fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, përfaqësues të shoqatave bamirëse dhe…
Nën melodinë dhe bukurinë e vargjeve të Kuranit dhe ilahive për Profetin, është hapur mbrëmë programi “Frytet e Besimit” në Xhaminë e Medresesë në Tiranë. Tema e radhës e këtij programi të përjavshëm ishte “Bujaria” e cila u trajtua nga teologët Elvis Naçi dhe Elton Karaj në aspektin njerëzor dhe…
Më 19 Prill në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizon programin artistik, “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të – Krenaria e Njerëzimit”. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, organizojnë për të nëntin vit radhazi, programin “Profeti Muhamed, paqja qoftë…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Drejtoria e Arsimit, organizoi Olimpiadën e Lëndëve Fetare në Medresenë e Tiranës, si dhe shpalli fituesit në disiplinën e këndimit përmendësh të Kuranit. Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, pasi përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman, përgëzoi Medresetë për punën e shkëlqyer që bëjnë në…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, pas dixhitalizimit të plotë të revistës “Zani i Naltë” (1923-1939), sajë një pune të gjatë kërkimore, ka nxjerrë botimin e vëllimit të parë të kolanës “Zani i Naltë” (1923-24-25). Dixhitalizimi i 153 numrave origjinalë të revistës “Zani i Naltë” (1923-1939) përbëhet nga një volum prej rreth…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore) në bashkëpunim me Universitetin BEDËR (Qendra e Studimeve Islame), organizuan me imamët e Myftinive Elbasan dhe Kavajë seminarin e trajnimit me temë: “Islami dhe Komunikimi në Publik”. Programi u hap me këndim Kurani dhe fjalën përshëndetëse të nënkryetarit të KMSH-së, z. Bujar…