Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Kuvendi Ballkanik i Sari Salltikut”, të organizuar në Tiranë më 11 shtator 2013. Simpoziumi u organizua nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane me rastin e 750 vjetorit të ardhjes së misionarit të parë islam në Shqipëri, Sari Salltik.…
Duke parë interesimin e vazhdueshëm të besimtarëve për kryerjen e Haxhit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur fazën e dytë të regjistrimeve për Haxhin 2013. Të interesuarit të nxitojnë të kryejnë regjistrimin pranë Zyrës së Haxhit në KMSH ose pranë Myftinive në rrethet përkatëse. Faza e dytë e regjistrimeve zgjat…
Më 5 shtator 2013, në prani të banorëve të fshatit Brest i Epërm, u zhvillua ceremonia e përurimit të xhamisë së re ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH, Dorian Demetja, Myftiu i Dibrës, Muis Kurtulla,…
Del nga botimi libri i konferencës së 100 vjetorit “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si dhe përfaqësues…
Ditën e hënë, më datë 2 shtator 2013, në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” Kavajë, u mbajt simpoziumi me temë “Haxhi – udhëtimi i jetës”. Haxhi radhitet ndër ato obligimet themelore për myslimanin, prandaj Komuniteti Mysliman ka marrë iniciativën, duke qenë se e organizon për të tretin vit rresht…
Gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, ditën e xhuma, më 30 gusht 2013, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, I shoqëruar edhe nga Përgjegjësi i Zyrës për Haxhin, z. Hamdi Çurri, ka zhvilluar një vizitë në Myftininë e Shkodrës. Gjatë kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari,…
Ditën e xhuma, më 30 gusht 2013, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, ka qenë i pranishëm në Shkodër, ku ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës. Në fjalën e tij para besimtarëve të shumtë të pranishëm në xhami, ai ka folur mbi rëndësinë që…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Durrës, organizuan pasditen e 31 Gushtit 2013, simpoziumin: “Haxhi, udhëtimi i jetës”. Në këtë simpozium ishin të pranishëm përfaqësues të Komunitetit Mysliman: Kancelari i KMSH – së Ali Zaimi, Përgjegjësi i Zyrës së Haxhit në KMSH Hamdi Çurri, si dhe Myftiu i Durrësit Redin Quku.…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Myftinia Elbasan organizuan sot paradite, datë 31 gusht 2013, simpoziumin me temë “Haxhi, udhëtimi i jetës. Në këtë aktivitet u trajtua rëndësia, vlerat dhe dobitë e haxhit, shtyllën e fundit të fesë Islame. Aktiviteti nisi me këndimin e një pjese kur’anore. Në vijim, të…
Ditën e xhuma, më 30 gusht 2013, Komuniteti Mysliman dhe Myftinia Shkodër, kanë ftuar haxhilerë shkodranë ndër vite dhe besimtarë që janë përgatitur për haxhin e këtij viti, për të marrë pjesë në aktivitetin fetar me temë: “Haxhi- udhëtimi i jetës…”. Aktiviteti ka nisur me leximin e një pjese kur’anore…